Ngarkesa prej 26 ton mish pule e bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës më datë 3.5.2017 , pasi rezultoi pas analizave të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) me prezencë të salmonella spp, është gati të kthehet në vendin e origjinës së saj në Brazil. Pas kryerjes së procedurave shkresore nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Pikat e Inspektimit Kufitar në Durrës  , autoritetit doganor dhe me dakortësi të përfaqësuesit të firmës importuese në Shqipëri AMG, ngarkesa me mish pule do të niset drejt Brazilit . Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me përgjegjësi të plotë ka ndjekur hap pas hapi, të gjitha procedurat ligjore për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorëve shqiptarë.